Blog

MITI E VERTETA

1

MITI: Antibiotiket do me mbrojne ose do me sherojne nga COVID-19.

E VERTETA: Antibiotiket NUK mund ta evitojne infektimin ose ta sherojne COVID-19.

2

MITI: Moti i ftohte dhe bora, mund ta shkaterrojne mutacionin e ri te koronavirusit.

E VERTETA: Nuk ka asnje arsye te shendoshe per te besuar se moti i ftohte mund te shkaterroje mutacionin e ri te koronavirusit, ose semundje te tjera.

3

MITI: Rrjeti telefonik 5G percjell virusin COVID-19.

E VERTETA: Viruset nuk mund te udhetojne e te percillen nepermjet valeve te rrjeteve telefonike te llojit 5G, 4G etj.

4

MITI: Sperkatja ose perdorimi i klorit apo dizinfektueseve te tjere per pastrim apo dizinfektim te trupit tuaj, ju mbron nga COVID-19.

E VERTETA: KUJDES! Ne asnje menyre mos perdorni klor apo lengje te tjera te rrezikshme ne trupin tuaj. Mund te jene helmuese ne rast gelltitje, ose te shkaktojne djegje ne lekuren tuaj.

5

MITI: Perdorimi i vazhdueshem i maskave te fytyres, shkakton helmim nga CO2 dhe mungese oksigjeni.

E VERTETA: Perdorimi i vazhdueshem i maskave te fytyres mund te jete i bezdisshem, por nuk shkakton helmim nga CO2 dhe mungese oksigjeni. Per sa kohe keni vendosur maske, sigurohuni qe e keni mbathur sakte dhe se ju lejon qe te merrni fryme normalisht.

6

MITI: Nese bej vaksinen kunder COVID-19, trupi im do te magnetizoje trupa metalike.

E VERTETA: Jo. Vaksinimi kunder COVID-19 nuk do magnetizoje trupin tuaj. Vaksinat kunder koronavirusit, nuk permbajne elemente te cilet mund te shkaktojne fushe elektromagnetike.

7

MITI: Vaksina kunder COVID-19 do me shkaktoje infeksion me COVID-19.

E VERTETA: Vaksina kunder COVID-19 nuk mund te shkaktoje infeksion me COVID-19.

8

MITI: Vaksinat kunder COVID-19 permbajne elemente te panjohur.

E VERTETA: Dy vaksinat te cilat u miratuan te parat kunder COVID-19 nga institucionet amerikane dhe europiane, perbehen nga mRNA dhe perberes te tjere qe perdoren ne vaksina si yndyrna, kripera dhe nje sasi e vogel sheqernash. Vaksinat kunder COVID-19 nuk u zhvilluan me inde embrionesh dhe nuk permbajne mikrocip apo aparatura te tjera pergjuese.

9

ΜITI: Vaksinat u prodhuan shume shpejt. Teknologjia RNA (mRNA) e cila u perdor per vaksinat kunder COVID-19, eshte shume e re.

E VERTETA: Teknologjia RNA (mRNA) e cila perdoret tek vaksina kunder koronavirusit, perdoret nga mjekesia ketu e dy dhjetevjecare.

10

MITI: Po bera vaksinen e COVID-19, nuk ka kuptim te bej teste, sepse do rezultojne pozitive.

E VERTETA:  Nuk eshte e vertete. Asnje nga vaksinat e aplikuara kunder COVID-19 nuk mund te shkaktoje infektim nga virusi.

11

MITI: Vaksinat mRNA COVID-19, do me ndryshojne /transformojne AND-ne.  

E VERTETA: Jo! Vaksinat mRNA COVID-19 nuk mund te na ndryshojne apo transformojne AND-ne. Vaksinat kunder COVID-19 nuk ndryshojne e nuk ndikojne mbi AND-ne tone me asnje lloj menyre.

12

MITI: Vaksina kunder COVID-19 mund te ndikoje mbi fertilitetin femeror.

E VERTETA: Vaksina kunder COVID-19 ben qe trupi te prodhoje kopje te proiteines qe gjendet te siperfaqe te virusit. Me kete menyre, “trajnon” systemin imunitar qe te luftoje virusin i cili ne siperfaqe ka kete lloj protein, e cila nuk ka asnje lidhje me proiteinen qe perfshihet ne zhvillimin e embrionit ne placente gjate shtatzanise.